Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare.
Lajmin e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.
Ai bëri të ditur se me rastin janë marrë Krimet Ekonomike, dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Është e vërtetë janë kemi pranu informatë që dy persona janë duke shpërnda dokumentacione të ndryshme, vendime nga gjykatat, edhe ato janë prej shtetit të Serbisë, policia i ka ndalu, ka gjetë dokumentacion afër tyre., ka mbet që Krimet Ekonomike me hap rast. Të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt”, konfirmoi Fejza.
Nga institucionet e Republikës së Kosovës, Posta e Serbisë, si dhe institucione tjera paralele që veprojnë në vendin tonë e financohen nga shteti serb, konsiderohen ilegale. Mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...