Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka hedhur poshtë idenë e favoritëve në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke theksuar se në këtë nivel çdo skuadër ka shanse të barabarta.
Tekniku spanjoll ka rikujtuar sezonin e kaluar, kur sipas tij parashikimet nuk rezultuan të sakta.
PSG nesër mbrëma do të përballet me Liverpoolin, në njërën ndër sfidat më të forta të këtij rrethi garues në elitën e futbollit evropian.
“Vitin e kaluar të gjithë e konsideronin Liverpool si favorit përballë nesh, por në fund u pa qartë se kush u kualifikua”, ka deklaruar Enrique.
Ai ka paralajmëruar se nuk duhet të përsëritet i njëjti gabim edhe këtë edicion, pavarësisht perceptimeve të krijuara.
“Këtë sezon shumëkush na sheh si favoritë, por unë mendoj se në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk ekzistojnë të tillë”, është shprehur ai.
Luis Enrique ka theksuar se kjo garë kërkon përqendrim maksimal dhe respekt për çdo kundërshtar, duke nënvizuar se diferencat mes skuadrave në këtë fazë janë minimale.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?