Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, ka reaguar ashpër pas dështimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në fjalën e tij para Këshillit, Waltz theksoi rëndësinë globale të kësaj rruge detare, duke deklaruar se “Ngushtica e Hormuzit është shumë jetësore për botën për t’u përdorur si peng, apo për t’u shndërruar në armë nga një shtet i vetëm”.
Ai kritikoi drejtpërdrejt Kinën dhe Rusinë për përdorimin e vetos, duke thënë se “këto vende janë të afta të pengojnë” përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet.
Waltz shtoi se votimi në Këshillin e Sigurimit “nuk i kufizon Shtetet e Bashkuara” në veprimet e tyre ushtarake ndaj Iranit dhe e cilësoi rezolutën e propozuar nga Bahrain si të arsyeshme.
“Ishte një rezolutë e thjeshtë,” tha ai, duke shtuar se Rusia dhe Kina “mund të kishin zgjedhur partnerë më të mirë se Irani” dhe se mund të kishin qëndruar përkrah aleatëve të SHBA-së në rajonin e Gjirit.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës