Një prej agjencive që merret me vlerën që kanë futbollistët në mbarë botën “Transfermarkt” ka publikuar formacionin më të shtrenjtë të Kampionatit Shqiptar.
Edhe pse informacionet për Shqipërinë janë të pakta, agjencia e ka marrë guximin edhe e ka nxjerrë një formacion.
Shifra totale e formacionit shkon në 5 milionë e 150 mijë euro, lojtari më i shtrenjtë është Liridon Latifi me çmimin prej 825 mijë eurosh, ndërsa formacioni mbizotërohet nga Skënderbeu dhe Partizani.
Formacioni më i shtrenjtë sipas “Transfermarkt”: Alban Hoxha; Siljanovski- Jashanica-Malota-Mici; Lilaj-Batha; Bregu-Bakaj-Latifi; Xhejms Adeniji.

Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...