Manchester City pritet të përfitojë një shifër të konsiderueshme nga transferimi i Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi te Manchester Unitedi.
Djajtë e Kuq thuhet se kanë arritur marrëveshje me Dortmundin për transferimin e anglezit Sancho në Old Trafford.
Besohet se dy palët janë pajtuar për një shumë prej rreth 73 milionë funte (85 milionë euro) apo rreth 90 milionë me bonuse dhe lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruajë kontratën.
Megjithatë, të gjitha paratë nga shitja e sulmuesit anësor anglez nuk do t’i marrë Dortmundi, pasi edhe një klub tjetër pritet të përfitojë.
Është rivali i Unitedit, City, i cili do ta fitojë një shifër të konsiderueshme nga ky transferim, pasi Sancho është akademi e klubit nga Etihad.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, City do të marrë rreth 13 milionë euro si pjesë e marrëveshjes, pasi ka ruajtur 15 për qind të kartonit të lojtarit. /Telegrafi/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...