Trajneri Sylvinho dhe stafi i ekipit kombëtar shqiptar e kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane.
Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”, njofton FSHF-ja.
Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me to.
Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...