Murat Yakin është deklaruar rreth ndeshjes që Zvicra e zhvillon si mysafir i Kosovës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Trajneri i Helvetikëve e ka quajtur këtë ndeshje si vëllazërore, mirëpo është ankuar për gjendjen e fushës në Prishtinë.
“Nga shorti e dija se kjo mund të ishte një nga ndeshjet më të vështira në grup”, ka thënë Yakin për 20min.
“Gjithashtu emocionalisht. Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën”.
“Por, emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive. Unë jam më i shqetësuar për diçka tjetër”.
“Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Rumanisë”.
“Shpresoj se do të luajmë në një fushë të mirë”, ka shtuar më tej trajneri i Helvetikëve.
Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve. Kosova ka grumbulluar tri pikë./telegrafi
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari