Trajneri i Suedisë tregon nëse do të ketë minuta Isak ndaj Kosovës

20:02 | 7 Shtator 2025
D.H

Kosova nesër luan ndeshjen e dytë të rrethit kualifikues për Kupën e Botës ndaj Suedisë.

Një ditë para takimit, trajneri i Suedesië, John dal Tomasson ka dal në konferencë për media, shkruan Arbresh.info.

Ai ndër të tjera folur lidhur edhe për sulmuesin, Alexander Isak.

“Para ndeshjes me Slloveninë pati vetëm tre seanca stërvitore, ndërsa tani ka zhvilluar pesë të tilla. Në atë ndeshje, nëse rezultati do të ishte 1-1, me siguri do të aktivizohej. Por tani duhet të shohim edhe aspektin afatgjatë, jo vetëm atë afatshkurtër.”

“Kur ai është këtu ne vendosim. Kemi folur me Liverpoolin për Isakun, pasi kem mardhënie të mira me çdo klub ku luajnë lojtarët, por kur është këtu ne vendosim do të luajë apo jo”, tha ai.

Ndeshja mes Kosovës luhet të hënën me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale