Trajneri i Sllovenisë deklarohet para ndeshjes me Kosovën

14:26 | 10 Tetor 2020

Kombëtarja e Sllovenisë do të udhëtojë drejt Kosovës për ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

Trajneri i kësaj kombëtareje, Matjazs Kek, ka mbajtur një konferencë për media para nisjes në Kosovë.

Do të jetë hera e parë që Kosova dhe Sllovenia do të takohen në nivel kombëtaresh.

“Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t’i marrim tre pikët”, ka deklaruar Kek në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Sllovenia në dy ndeshjet e para në grup, ka arritur një fitore dhe një barazim.

Lajmet më të lexuara