Shkëndija e Tetovës është mposhtur me rezultat 5-1 nga Qarabagu sonte në ndeshjen e kthimit në Baku, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 6-1 në të mirë të azerëve, të cilët edhe siguruan play-offin e Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri tetovar i uroi Qarabagut për triumfin dhe theksoi se ishin skuadër më e mirë.
“Urime Qarabagut, e merituan fitoren dhe ishin dukshëm më të mirë. Nuk kam shumë për të thënë pas humbjes 5-1. Luajtëm keq në pjesën e parë. Do të bëjmë analizën nesër dhe do të fillojmë përgatitjet për play-offin e Ligës së Evropës. Patëm probleme fizike dhe taktike, pranuam gola të hershëm dhe intensiteti i lojës ishte shumë i lartë. Nuk e prisnim një rezultat të tillë, por duhet të nxjerrim mësime,”<span;> tha Beqiri.
Në play-off të Ligës së Evropës, Shkëndija do të përballet me humbësin e çiftit mes Ludogoretsit (Bullgari) dhe Ferencvaroshit (Hungari).
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit