Trajneri i Sheffield United-it, Chris Wilder ka bërë shaka duke komentuar rikthimin e Gareth Bale në Premierë Ligë.
Uellsiani nesër do udhëtojë në Londër që t’i kryejë testet mjekësore, derisa do huazohet të Tottenham-i për një edicion.
I lumtur me këtë transferim nuk është ndarë Wilder, i cili në formë shakaje ka këshilluar Bale të mos largohet nga Real-i sepse ka vende të bukura për të luajtur golf.

“Kam thënë para disa viteve kur erdha në Premierë Ligë, kur Eden Hazard po transferohej të Real Madrid-i se do ta dërgoja në aeroport”.
“Shpresoj që Gareth të qëndrojë në Madrid, është vend i bukur dhe ka fusha të mira të golfit, andaj mos e bëjë të vështirë për ne”, tha ai.
Pos tij, Tottenham-i ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë të “Los Blancos”, Sergio Reguilon./arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...