Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në kualifikueset për Kupën e Botës të shtunën e 11 tetorit.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për Shqipërinë, ku e ka vlerësuar si një kundërshtar të fortë.
“Shqipëria është për momentin kundërshtari ynë më i rëndësishëm. Ata janë të fortë, një rival i madh dhe duke parë tabelën, gjithçka mund të ndodhë”.
“Nuk mund të luash çdo ditë me Francën, Gjermaninë e Portugalinë. Janë edhe këto ndeshje që duhen luajtur, për disa mund të jenë tërheqëse, për disa jo”, tha trajneri serb.
“Komentet nga analistët dhe ekspertët në Serbi? Ndoshta dikush prej tyre bën tifo për Shqipërinë, gjë që s’dua ta besoj, por do të ishte çmenduri”.
Tutje ‘Piksi’ ka folur edhe për ndeshjen që do të luhet në Leskovc dhe reduktimin e tifozëve. Ai ka bërë thirrje që mos të ketë kore ofenduese.
“Sylvinho ëndërron ta çojë Shqipërinë në Kupën e Botës? Ëndrra ime? Dua që Serbia të vazhdojë të luajë në kompeticione madhore. Kemi objektivat tanë dhe objektivi i momentit është kualifikimi. Unë nuk ëndërroj, por fokusohem tek fundi”.
“Reduktimi i vendeve në Leskovc? Është për arsye sigurie, nuk duhet të shqetësohemi për atmosferën. Kanë ndodhur incidente që e kanë dëmtuar futbollin serb, ndaj bëj thirrje të mos ketë kore ofenduese, sjellje jo të mirë, por të jemi gati të festojmë fitoren e Serbisë në mënyrën e duhur”, përfundoi Dragan Stojkovic në konferencë për media.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...