Trajneri i njohur befason të gjithë, lë futbollin për Rally Dakar

19:27 | 29 Nëntor 2017

Trajneri i njohur portugez, Andreas Villas-Boas, ka shokuar të gjithë me vendimin e tij për përfunduar karrierën si trajner i futbollit.

Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Shanghai SIPG për të marrë pjesë në Rally Dakar, raporton The Guardian, transmeton arbresh.info.

Villas-Boas do marrë pjesë në garat e vitit 2017 së bashku me Ruben Farian, ish motoçiklist.

“Kam biseduar me mikun tim Alex Doringer, menaxhuesin e ekipit të KTM-së, i cili më tha se ende kam nevojë për përgatitje në mënyrë që t’ia arrij qëllimit. Kështu që kam kontaktuar me ‘Team Overdrive’ dhe tani këtu jam”, tha portugezi.

Në vitin 2013, Villas-Boas kishte folur për qëllimet jetësore duke thënë se së shpejti më nuk do të merret me botën e futbollit.

“Pasioni im për futbollin më bën të jetoj intensivisht gjatë 11 muajve dhe nuk kamë kohë t’i kushtoj kohë vetes. Të garoj në Rally Dakar është një ambicie e madhe për mua dhe është diçka që duhet ta bëj”, kishte thënë Villas-Boas.

Boas ishte trajner edhe i Portos, Chelseat, Zenit St. Petersburg dhe Tottenham.

Ai në karrierën e tij si trajner ka fituar vetëm dy tituj të kampionit: Porto (Portugali) dhe Zenit (Rusi). /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara