Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri ka zbuluar se është duke punuar në çdo aspekt të futbollit me skuadrën e tij në stërvitje.
Solskjaeri është nën presion të madh për të vazhduar me punën e tij pas një fillimi të dobët të sezonit, ku ata qëndrojnë në pozitën e tetë të tabelës në Premierë Ligë me vetëm nëntë pikë nga shtatë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur para ndeshjes së sotme (e enjte) ndaj AZ Alkmaar në Evropa Ligë, Solskjaeri ka thënë:
“Ne jemi duke punuar për gjithë ndeshjen”
“Mbrojtje, sulm e për të shënuar gola. Ju i shihni këta lojtarë në stërvitje dhe vëreni kualitetin e tyre. Ne shpresojmë që do të jetë njëra nga këto netët e mira”
“Të krijon shumë vetëbesim kur shënoni. Është puna juaj për të kritikuar ose lavdëruar. Është puna jonë vetëm për tu fokusuar gjithmonë në ndeshjen tjetër dhe në shënimi i golave është pjesa më e vështirë e lojës”, shtoi Solskjaeri./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...