Vedat Muriqi ka pasur paraqitje të mira gjatë fazës para sezonale me ekipin e ri të Fenerbahçes.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë afatit kalimtar të verës ka kaluar në radhët e klubit stambollas pas një viti të jashtëzakonshëm me Rizesporin, ku ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.
Kjo ka bërë që ta vlerësojë lartë edhe trajneri i klubit, Ersun Yanal, i cili ka dhënë një raport për zyrtarët e klubit.
Ai u ka kërkua zyrtarëve të ekipit vetëm dy transferime në fazën e mbrojtjes dhe se problemet për fazën e sulmit tashmë i ka zgjedhur me shqiptarin.
“Ka një përgatitje fantastike fizike. Di ta mbroj topin. Di të luajë mirë me kokë. Për një lojtar të gjatë nuk është e zakonshme të ketë kualitet të mira në pasime. Më parë kam kërkuar edhe një lojtar si partner me Muriqin, por tani dua një lojtar alternativ për lojtarin”, ka pohuar strategu.
Ndryshe, 25-vjeçari në gjashtë ndeshjet miqësore ka realizuar tri gola dhe ka pasur një asistim.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...