Orët e fundit të merkatos janë një “kaos” i vërtet, sidomos në Angli, aty ku Liverpooli i ka “trazuar ujërat”, me transferimin e Alexander Isak.
Pas tij, “The Reds” insistojnë me çdo kusht edhe transferimin e Marc Guehit, ku gjithçka po shkonte mirë dhe mbarë, deri në këto momente, shkruan Arbresh.info.
Madje Guehi i ka kryer edhe testet mjekësore në Londër dhe është gati të niset drejt Liverpoolit, për hapat e tjerë.
Por ky transferim ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme, pasi trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner raportohet se ka njoftuar drejtuesit e klubit se do të largohet nga posti i trajnerit nëse mbrojtësi shitet.
Disa ditë më parë Palace largoi edhe futbollistin kryesor Eberechi Eze drejt Arsenalit dhe kjo për trajnerit është e papranueshme.
Mbetet të shihet orët në vazhdim se cfarë do të sjell kjo merkato, dhe nëse do të arrihet edhe ky transferim.
Kujtojmë se Crystal Palace e ka nisur mrekullueshëm këtë sezon, duke arritur ta fitojë Superkupën e Anglisë, si dhe ka një fitore e dy barazime në tri ndeshjet e para në Premier League. Po ashtu londinezët kanë siguruar edhe fazën e ligës në Ligën e Konferencës./Arbresh.info
🚨 There is a fear Oliver Glasner could walk away from Crystal Palace if Marc Guehi is sold.
(Source: @DaveOCKOP) https://t.co/vTwAINiumL
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 1, 2025
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja