Drita nesër luan ndeshjen e dytë të rrethit të dytë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku e pret në “Fadil Vokrri”, skuadrën e Copenhagenit.
Sfida e parë në Danimarkë, u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të danezëve, dhe gjasat janë të mëdha që kampioni danez ta vazhdojë tutje, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në konferencë për media ka folur trajneri i skuadrës daneze, Jacob Neestrup, ku ka kërkuar disiplinë nga ekipi i tij.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi të disiplinuar dhe të kontrolluar, e po ashtu që të ruajmë ekuilibrin”, ka thënë trajneri Jacob Neestrup.
Më tej ai ka folur për rrjedhat e lojës ditën e nesërme, ku thekson se përqëndrimi duhet të jetë kyç.
“Duhet të jemi të mirë në lojën e tyre të gjatë, si në thellësi ashtu edhe para mbrojtësve tanë të qendrës. Duhet të jemi të mirë edhe në hapje të lojës me tranzicionet tona. Nëse vendasit janë pasivë në presionin e tyre, atëherë ne duhet të bëjmë shumë pasime në ata që luajnë lart. Duhet ta bëjnë këtë në një pikë, nëse jo nga fillimi. Më pas ne duhet të shfrytëzojmë hapësirën që përfundimisht do të mbetet prapa tyre.”
“Është një kundërshtar që mund të bëhet pak bezdisës që të luhet kundër tij. Për këtë arsye duhet të sigurohemi që të përqendrohemi maksimalisht në lojë, siç bëmë në ndeshjen e parë në ‘Parken’. Ne jemi ekipi që kemi rezultatin dhe luajmë para së gjithash për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Neestrup.
Copenhagen nuk do t’i ketë në dispozicion katër futbollistë të skuadrës, Oliver Hojer, Alex Runarsson dhe Junnosuke Suzuki. Mungon edhe Viktor Claesson, ku tre të parët kanë pësuar dëmtim, ndërsa i fundit është i sëmurë.
Ndeshja në “Fadil Vokrri”, nesër nis me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...