Trajneri i Brentford, Thomas Frank ka bërë thirrje futbollit anglez që të ndalojë që të zhvillohen ndeshjet deri në “Boxing Day”.
Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Frank u bëri thirrje përgjegjësve që të shtyjnë të gjitha ndeshjet e Premier League të kësaj fundjave, si dhe çerekfinalet e “EFL Cup” të javës së ardhshme.
Shumë ndeshje u anuluan gjatë dy javëve të fundit derisa Britania e Madhe regjitroi numrin e saj më të lartë ndonjëherë të rasteve me Coronavirus të mërkurën.
Ndeshja mes Tottenham dhe Brighton u shty javën e kaluar, ndërsa këtë javë u anulua përballja mes Manchester United dhe Brentford, ndërsa edhe ndeshjes mes Ëatford dhe Burnley u shty për shkak të shërthimit të rasteve me Covid në klub.
Nga ana tjetër, edhe Leicester pati një kërkesë për të shtyrë ndeshjen e së enjtes kundër Tottenham.
Në një konferencë për shtyp, tekniku i Brentford, Thomas Frank mësoi se Brentford tani ka 13 raste mes lojtarëve dhe stafit.
“Bletët” pritet të përballen me Southampton të shtunën./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...