Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka lavdëruar Kevin de Bruynen pas ndërhyrjes së tmerrshme në stërvitje ndaj Adnan Januzajt për shfaqjen e intensitetit që skuadrës së tij i duhet.
Një pamje e publikuar së fundmi shfaq De Bruynen duke kryer një ndërhyrje të ashpër ndaj bashkëlojtarit të tij në stërvitje dhe duke vazhduar gjithçka pa pasur fare keqardhje, transmeton portali arbresh.info.
Januzaj dukej i dëshpëruar, por aty nuk kishte reagim nga De Bruyne apo nga e gjithë pjesa tjetër e skuadrës.
“Në mënyrën natyrale, kjo shfaq se ka rëndësi”, ka thënë Martinez i kënaqur nga ndërhyrja e De Bruynes. “Ne jemi në një moment të përgatitjeve tona kur të fitosh ndaj një skuadre të vogël ka rëndësi, kjo është një ndjenjë gjallërie në grup”
“Ju nuk dëshironi të lëndoni dikë, por tani mund të shihni intensitetin në stërvitje që është intensitet i një loje”
“Është diçka për të cilën ne kemi qenë duke punuar, pa dal gjërat nga kontrolli. Kjo është një tempo që ne kemi nevojë për tu përgatitur për ndeshjet”
Belgjika nis sezonin e tyre në Kampionatin Botëror kundër Panamas të hënën në Sochi./arbresh.info/
This seems a bit strange. Kevin De Bruyne absolutely levelling Januzaj in training for Belgium and doesn't even check if he's okay.https://t.co/vyumjQXelK
— Ball Street (@BallStreet) June 15, 2018
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...