Xhiroja e fundit në Serie A ka prodhuar rezultate befasuese ku tashmë është vendosur se kush do ta perfaqësojë Italinë në Ligën e Kampionëve.
Milan e cila deri më sot pati vendin e sigurt në Ligë të Kampionëve, bie në momentet e fundit pas disfatës nga Cagliari, shkruan Arbresh.info.
“Rosonerët” u mposhtën 2-1 dhe kështu humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Ligë të Kampionëve.
Nga disfata e Milanit, përfitoi Como e Mërgim Vojvodës e cila falë së fitores së madhe 1:4 në udhëtim tek Cremonese arriti kualifikimin historik për në Ligë të Kampionëve nga pozita e katërt.
Edhe Roma rikthehet në Ligën e Kampioënve pas disa viteve, pas fitores ndaj Veronës në udhëtim 0:2.
Roma e mbyll kampionatin në vendin e tretë me 73 pikë, kurse Como u ngrit e katërta me 71 sosh, kurse Milani ra në pozitën e gjashtë me 70 pikë aktualisht, ku e dërgon në Evropa Ligë.
Ndryshe, kampion i Italisë para disa jave u shpall Interi, derisa Napoli është i dyti me 76 pikë./Arbresh.info

Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...