Trajnerët kryesorë në Ligën Premier dëshirojnë të shkruajnë histori në futboll, duke kërkuar që të shkruhet një rregull i ri.
Disa strategë me përvojë të ligës angleze duan që Shoqata e Trajnerëve të ligës të lobojë për një ndryshim në rregullat se kur mund të bëhen shkarkimet.
Shumë mendojnë se shkarkimet janë shumë të lehta për klubet dhe besojnë se do të ishte më mirë nëse ato mund të realizohen vetëm në verë ose në janar.
Njëri nga trajnerët kryesor në Ligën Premier që nuk ka dashur të identifikohet nga thënë për gazetarin Alan Nixon: “Lojtarët kanë kontrata dhe rregulla që do të thotë se ata nuk lëvizin jashtë afateve kalimtare. Për ne duhet të jetë e njëjta gjë”.
Numri i shkarkimeve këtë vit në Ligën Premier ka qenë jokarakteristikisht i pakët deri më tani.
Vitin e kaluar pati 14 shkarkime, duke përfshirë Antonio Conten, Thomas Tuchel dhe Patrick Vieira.
Por, këtë sezon ne kemi parë vetëm katër trajnerë që ose të marrin paratë ose të largohen me pëlqim reciprok. /Telegrafi/
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
IKSHPK fton qytetarët në fushatën ndërgjegjësuese për diabet...
Pse zgjedhjet në SHBA zhvillohen të martën në nëntor?
Irani dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit...