Legjenda e Romës, Francesco Totti ka thënë se sulmuesi, Mohamed Salah bëri vendimin e drejtë që u transferua te Liverpool.
Salah u largua nga “Romakët” për tu transferuar te “Reds” dhe ka arritur të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
Totti beson që transferimi i egjiptianit në “Anfield” bëri që të kalojë në tjetër nivel dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Nëse Salah do qëndronte në Romë, do të ishte përafërsisht e pamundur të fitonte Ligën e Kampionëve. Por, transferimi të klubi i ri ka fituar shumë trofe dhe ka më shumë shanse”
“Jam i lumtur për të. Bëri transferimin që askush nuk e priste. Ndërsa tani është lojtar që e bën ndryshimin në çdo kohë”, shtoi ai.
Salah këtë sezon ka shënuar 18 gola në të gjitha garat./arbresh.info.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...