Legjenda e Romas, Francesco Totti ka pranuar se është duke menduar për lëvizjen e tij të ardhshme.
Totti u largua nga roli i tij te Roma si drejtor muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Sa i përket tani, unë e shoh vetën në plazh”, ka thënë fillimisht Totti për Sky Sports.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje, jam duke shqyrtuar opsionet. Ka disa propozime dhe do të zgjedh më të mirën, qoftë në Itali ose Evropë. Megjithatë, unë mund të vendos edhe për të pushuar pak. Gjithçka mund të ndodhë rastësisht tani”
“Roli nuk është i rëndësishëm për mua si shansi për të punuar mirë dhe me mentalitetin e duhur e motivin. Kam menduar shumë dhe gjatë para se të vendosi për largim nga Roma. Nuk jam duke ndjekur progresin e tyre tani, por shpresoj se bëjnë një punë të mirë. Nuk jam dëgjuar me askënd nga klubi”, përfundoi legjenda./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”