Pierluigi Gollini ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Atalanta tek Tottenham Hotspur, një huazim me detyrim blerje për 15 milionë euro nëse portieri i bën 20-të paraqitje gjatë sezonit.
Portieri italian fluturoi në fillim të kësaj jave pas testeve mjekësore në Itali dhe tani është njoftuar zyrtarisht si lojtari i ri i londinezëve.
Marrëveshja thuhet se është një huazim me opsion blerje për 15 milionë euro, por që do të bëhet i detyrueshëm kur ai bën 20-të paraqitje konkurrues për Spurs.
Kjo përfaqëson një kthim në Angli për 26-vjeçarin, i cili kaloi kohë në akademinë e të rinjve të Manchester Unitedit dhe më pas luajti për Aston Villa në sezonin 2016-17.
Gollini ishte pjesë e rotacionit te Atalanta së bashku me Marco Sportiello gjatë gjithë sezonit të kaluar, pastaj ardhja e Juan Mussos nga Udinese këtë verë, e ka larguar atë përfundimisht në zgjedhje të dytë.
Kjo thuhet se mund të jetë vetëm e para nga disa marrëveshje midis Atalantas dhe Tottenham, pasi ata janë gjithashtu në negociata për të nënshkruar me mbrojtësin argjentinas, Cristian Romero.
Çmimi i kërkuar për qendërmbrojtësin argjentinas është 55-60 milionë euro. /Telegrafi/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi