Tottenham ka arkëtuar tri pikë kundër Brighton pasi e mposhtën me rezultat të ngushtë 2 – 1, në kuadër të javës së 18-të në Premierë Ligë.
Vendasit ishin në disavantazh në pjesën e parë, mirëpo në pjesën e dytë ekipi i Jose Mourinho arriti të rikthejë ndeshjen në anën e tyre.
Rezultatin e zhbllokoi Webster në minutën e 37-të rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e dytë Harry Kane në minutën e 53-të barazoi shifrat, ndërsa Dele Alli në minutën e 72-të shënoi golin e fitores.
Pas kësaj fitore, Spurs ngritën në pozitën e pestë me 29 pikë ndërsa Brighton renditët në vendin e 13-të me 20 pikë./arbresh.info
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...