Tottenham Hotspur dhe Nuno Espirito Santo edhe zyrtarisht i kanë ndarë rrugët.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez përmes një komunikate në rrjetet sociali.
Club announcement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 1, 2021
Presioni ishte mbi teknikun portugez pas një fillimi zhgënjyes në krye të skuadrës nga Londra veriore, dhe ky presion u intensifikua pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Manchester United të shtunën.
Tani klubi ka vendosur të shkarkoj 47-vjeçarin nga detyra e tij pas vetëm katër muajsh në krye të skuadrës.
Spurs e nisën mirë këtë sezon, duke fituar tre ndeshja e para pa pësuar gol, po që atëherë ata kanë pësuar pesë humbje në shtatë ndeshje.
Forma e tyre e dobët i ka përcjellur edhe në garat evropiane, me klubin që arriti të grumbulloj vetëm katër pikë pas tre ndeshjeve në “UEFA Conference League”.
Nuno largojet nga Totteham me klubin i cili momentalish gjenden në vendin e tetë, dy pikë larg katërshes së parë./Arbresh.info
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...