Fernando Torres shpreson që Antoine Griezmann do të vendos për të vazhduar qëndrimin te Atletico Madridi pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me transferimin larg nga klubi.
‘Los Rojiblancos’ kanë raportuar Barcelonën te FIFA rreth një përpjekje ilegale për të nënshkruar me sulmuesin francez derisa Manchester United është gjithashtu duke kërkuar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Atletico mund të nënshkruaj dhe të ruaj lojtarin më i mirë në botë, ashtu siç e kemi shfaqur”, ka thënë Torres për ‘Radio Marca’.
“Griezmann është ende në klub dhe ne të gjithë dëshirojmë që ai të vazhdojë qëndrimin, por ju duhet të pyesni atë për të ardhmen dhe se çfarë dëshiron të bëjë tutje”
“Për mua, unë kam gjashtë vite të mbetura në kontratën time por dua të vazhdoj edhe më shumë. Kam një raport të fortë më trajnerin tim (Diego Simeone) dhe dua të qëndrojë në këtë lidhje”
Sulmuesi 33-vjeçar ka shënuar vetëm një gol brenda 11 paraqitje këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit