Ka përfunduar java e 21-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate mjaftë interesante.
Në këtë javë janë shënuar 23 gola në gjashtë takime, derisa ndeshja me më së shumti gola të shënuar ka qenë ajo mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit 3-3.
Edhe sulmuesit kanë qenë mjaft aktiv këtë javë, duke shënuar thuajse të gjithë që janë në garë për Këpucën e Artë.
Kësisoj Blend Baftiu dhe Arb Manaj me golat e shënuar në mesjavë kanë kaluar në koutën e 11 golave dhe ndajnë pozitën e parë.

Pozita e tretë ndahet nga dyshja Betim Haxhimusa dhe Gerhard Progni që kanë realizuar nga nëntë gola.
Ndërkohë nga tetë gola këtë edicion kanë shënuar katër futbollistë, Ahmed Januzi, Kastriot Rexha, Fiton Hajdari dhe Tomislav Busic.
Lista e top 10 shënuesve më të mirë përfundon me Shend Kelmendin e Flamurtarit me shtatë gola dhe Jean Cariocën e Feronikelit me gjashtë të tjerë. /Telegrafi/
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...