Katër ligat e mëdha evropiane, rikthehen sonte në aksion.
La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropë, vjen sonte me ndeshjen Cadiz-Real Betis, një sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Cadiz ndodhet në zonën e rrezikshme, derisa Betis renditet në pozitën e tetë dhe po synon të sigurojnë një vend që çon në garat evropiane.
Elita e futbollit italian vjen me dueli Salerntiana-Empoli, ku do të përballen i fundit në tabelë me të parafundit.
Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të luhet në Bundesligën gjermane, ku ballafaqohen Borussia Dortmund-Freiburg. “Milionerët” e Gjermanisë kërkojnë pikët e plota në këtë duel në mënyrë që të mbesin akoma në garën për kreun e tabelës.
Ndeshje e “nxehtë” pritet edhe në Ligue 1, ku Marseille para tifozëve të tyre kërkon trepikëshin në duel me Metz.
Marseille zë vendin e tetë me 29 pikë, kurse, Metz ndodhet në zonën e rrezikshme me vetëm 16 sosh./rtk
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...