Top-klubet angleze raportohet se janë hedhur në sulm për yllin e Juventusit, Kenan Yildiz.
Pas Chelseas dhe Arsenalit, tashmë në garë për 20-vjeçarin është futur edhe Tottenham, një tjetër klub i madh i Premier League-s.
Megjithatë, torinezët besojnë se Yildiz do të rinovojë kontratën me Juvën.
“Spurs” janë duke kërkuar sulmues dhe Yildiz-in e konsiderojnë lojtar i duhur për Tottenhamin.
Yildiz po kalon një sezon të shkëlqyer me Juventus, duke shënuar nëntë gola në ndeshjet e këtij edicioni dhe duke dhënë asistin vendimtar për golin e Juan Cabal në fitore 1-0 ndaj Bologna-s gjatë fundjavës.
Forma e tij e ka bërë atë një nga lojtarët kyç të sulmit të Juventusit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Pavarësisht interesimit në rritje nga Premier League, Juventusi mbetet i bindur se Yildiz dëshiron të qëndrojë. Klubi po planifikon një raund të ri bisedimesh për rinovimin e kontratës, me synimin për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë dhe për të shmangur spekulimet për pjesën e dytë të sezonit./rtk
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...