Jean Clair Todibo nuk do të vazhdojë aventurën me Schalke 04.
Qendërmbrojtësi francez ka kontratë edhe tri vite me skuadrën e Barcelonës dhe këtë sezon luajti në huzaim në Bundesliga.
Lojtari ka pasur paraqitje të mira me Schlake, por duket se skuadra nuk mund të sigurojë kartonin e tij, dhe lojtari do të kthehet te katalanët.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, në garë për lojtarin tashmë është futur edhe skuadra e Inter, transmeton lajmi.net.
Kartoni i lojtarit ka vlerën 25 milionë euro dhe ‘Zikaltrit’ nuk pritet ta kenë problem këtë shifër.
Todibo kaloi te Barca vitin e kaluar por ai nuk ka arritur të bind trajnerët për një vend në formacionin A të skuadrës.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron