Tmusiq, MVP i xhiros 15-të në Superligës së Kosovës në basketboll

18:01 | 14 Janar 2022

Java e 15-të e Art Motion Superligës ka dhuruar ndeshje interesante, ku derbi ishte mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mysafirët shënuan fitore 62:84.

Pikërisht nga kjo ndeshje vjen edhe lojtari më i mirë i javës. Mikaile Tmusiq ndaj mitrovicasve kishte 25 pikë, katër kërcime dhe një asistim. Tmusiq realizoi shtatë tre pikësha nga 13 tentime, duke u duartrokitur nga tifozët mitrovicas.

Tmusiq u ndihmua nga Erjon Kastrati, i cili kishte 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Peja realizoi fitore bindëse ndaj Bashkimit 101:71. Te pejanët u dalluan Arian Qallaku me 20 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, si dhe Stephen Maxëell me 18 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Sigal Prishtina realizoi fitore të lehtë ndaj Dritës 117:64. Te prishtinasit, lojtari me statistikat më të mira ishte Ëendell Mitchell me 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

Top 5:

Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 4 kërcime, 1 asistim

Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 4 kërcime, 5 asistime

Arian Qallaku (Peja) 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime

Stephen Maxëell (Peja) 18 pikë, 9 kërcime, 2 asistime

Wendell Mitchell (Sigal Prishtina) 17 pikë, 8 kërcime, 3 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara