Java e nëntë e ProCredit Superligës solli ndeshje interesante, ku derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.
Mitrovicasit fituan këtë përballje 66:69, ku më i miri te kampionët ishte Mikaile Tmusiq, i cili e mbylli ndeshjen me 20 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
Tmusiq është MVP i javës dhe po kalon në një formë shumë të mirë para ndeshjeve të Kosovës në muajin nëntor, ku Dardanët do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën. Tmusiq ishte shpallur MVP edhe në FIBA Europe Cup.
TOP 5 përbëhet nga këta lojtarë:
Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
Michael Nuga (Vëllaznimi) 25 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 27 indeksi
Malcolm Armstead (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 2 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi
Arian Azemi (Vëllaznimi) 12 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi
Terwell Beck (Peja) 18 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 21 indeksi
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund