Eliminimi nga Liga e Kampionëve duket se nuk është shqetësimi i vetëm i Lionel Messit në Barcelonë për shkak se superylli është në dijeni që dy lojtarë të profilit të lartë do të largohen nga klubi këtë verë.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, sulmuesi argjentinas është duke bindur yjet si Andres Iniesta dhe Samuel Umtiti për të vazhduar qëndrimin në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gazeta e lartpërmendur shton se të dy lojtarët janë të përgatitur për tu larguar nga Barcelona brenda muajve të ardhshëm.
Umtiti është përfolur për një transferim në Manchester United, ndërsa Iniesta ka pranuar oferta nga Kina dhe Katari.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, gjiganti katalunas do të përballet pasditen e sotme (e shtunë) kundër Valencias në Camp Nou./arbresh.info/
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna