Erling Haaland preku shifrën e 20 golave në Bundesliga këtë sezon duke shënuar dy herë në barazimin 2-2 të Borussia Dortmund me Koln gjatë ditës së sotme.
20-vjeçari tani ka shënuar 21 gola në 21 ndeshje në Bundesliga këtë sezon dhe është i dyti pas Robert Lewandowskit në listën e golashënuesve në Gjermanisë.
Haaland është bërë gjithashtu lojtari më i shpejtë në histori që ka shënuar 20 gola të Ligës së Kampionëve, rekord që e theu po ashtu këtë muaj, shkruan Gazeta Express.
Norvegjezi ka shënuar 20 gola në 14 ndeshje në garën më prestigjioze evropiane, krahasuar me 40 ndeshjet e Lionel Messi dhe 56 ndeshjet e Cristiano Ronaldos për të arritur të njëjtën shifër.
Për një krahasim më të afërt, Harry Kane mbajti rekordin e mëparshëm, duke shënuar 20 gola në 24 paraqitje të Ligës së Kampionëve.
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...