Lionel Messi është padyshim njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët në afro dy dekada.
Kalimi i superyllit argjentinas te Paris Saint-Germaini e ka shtuar dashurinë e tifozëve të klubit francez për të.
Ndërsa është ëndrra e secilit futbolldashës që është prezent në tribuna për të shikuar një lojë të PSG-së që ta ketë fatin për ta marrë fanellën e tij.
Por, një djalë i vogël ka shkuar shumë më larg me ofertën e tij. Në ndeshjen ndërmjet PSG-së dhe RB Leipzigut, djaloshi mbante një pankartë me një mbishkrim interesant.
“Leo, ma jep fanellën tënde, unë ta jap nënën time”, shkruante në pankartën që mbante djaloshi në dorë, ndërkohë që pranë e kishte nënën e tij.

Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit