Tifozët e Slovan Bratislavës pritet të veshin fanella nacionaliste sot në ndeshje me Feronikelin, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar edhe thirrje nacionaliste në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese të Europa Leagues
Tifozët sllovakë po planifikojnë ta bëjnë një skandal sot.
Në fakt, tifozët e Slovan Bratislavës i kanë bërë gati fanellat me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, të cilat planifikojnë t’i veshin sot në ndeshjen ndërmjet ekipit të tyre të zemrës dhe Feronikelit, e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese të Europa Leagues.
Tifozët e Slovanit njihen si proserb dhe pritet të provokojnë sot edhe me thirrje nacionaliste.

Faqja më e madhe e tifozëve në Ballkan, “Balkanski navijaci” në rrjetet sociale e ka postuar foton dhe e ka publikuar lajmin se tifozët nga Bratislava do të bartin fanella me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në gjuhën angleze dhe një tjetër porosi përkrahëse për serbët: “Mbështetje nga Slovan Bratislava”.
Ndër të tjera, dy futbollistë serbë të Slovan Bratislavës nuk kanë pranuar të luajnë kundër Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet sot nga ora 18:00. /Gazeta Express/
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun