Tifozët e Manchester United i janë lutur klubit të aktivizojë klauzolën e riblerjes të insertuar në kontratën e Adnan Januzajt te Real Sociedadi pas golit të tij të mrekullueshëm kundër Anglisë.
23-vjeçari u shfaq në skenë pesë vite më parë pas disa paraqitjeve të shkëlqyera si një adoleshent gjatë kohës së shkurtër të David Moyes në detyrë te klubi në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Januzaj, i cili zgjodhi për të përfaqësuar kombëtaren e Belgjikës pavarësisht se kishte të drejtë të zgjedhte Kosovën ose Shqipërinë, nuk arriti të vazhdojë me atë që shfaqi fillimisht dhe kështu humbi pozitën e tij nën udhëheqjen e Louis van Gaalit dhe më pas Jose Mourinhos.
Anësori me aftësi të shumta përfundoi një sezon të tmerrshëm si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe më pas një periudhë të shkurtër e shpenzoi edhe në Sunderland ku u ribashkua me trajnerin David Moyes.
Januzaj iu bashkua Real Sociedadin verën e kaluar në një marrëveshje që mund t’i kushtoj eventualisht klubit bask 9.8 milionë funta, megjithëse United insertoi një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij.
Pas driblimit të Danny Roses dhe super goditjes në një pozitë të paarritshme nga portieri anglez Jordan Pickford në qoshe, shumë tifozët kanë kërkuar nga Jose Mourinho të sjellin në shtëpi ish lojtarin e tyre./arbresh.info/
https://twitter.com/ThomaszWaKathy/status/1012414463587299328
Do united have a buy back clause on januzaj? Just wondering ?
— Shiraz Ahmad (@ShirazAq96) June 28, 2018
Januzaj got a buy back clause? Asking for a friend. #ENGBEL
— Zahid salazar ?? (@zahidsalazar) June 28, 2018
Did we include a buy-back clause when Januzaj left? In need of a RW and he looks a lot lot better
— Darren Degnan (@DegnanDarren) June 28, 2018
@ManUtd tell Mou to activate buy back clause for Adnan Januzaj
— ??? (@hectorsdominion) June 28, 2018
We still have the Januzaj buy back clause? Yes?
— GreenMood (@zachzoranda) June 28, 2018
https://twitter.com/Sbraun88/status/1012412652155482112
https://twitter.com/MatthewLaw/status/1012412421640736768
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...