Brazili do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, por tifozët e Selecaos nuk janë aspak të brengosur se Kombëtarja e tyre do ta ketë përballë Lionel Messin.
Në fakt, disa tifozë të Brazilit të intervistuar në rrugë madje janë tallur me 32-vjeçarin e Barcelonës.
“Nuk e kam parë Messin, a luajti a?”, tha një përkrahës i Brazilit.
“A ishte ai në lojë a? A po luante futboll ai?”, pyeti një tjetër.
Edhe një tjetër tifoz brazilian u duk aspak i shqetësuar për numrin 10.
“Messi nuk do të bëjë asgjë. Ai është futbollist që nuk e përballon dot presionin në ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e fortë, por Messi nuk do të bëjë asgjë”, tha ai.
Ndërsa një tifoz tjetër pati kritika për paraqitjet e 32-vjeçarit në Kupën e Amerikës.
“Gjithmonë është argëtim të luash ndaj Argjentinës, plus Messi nuk ishte në fushë në katër ndeshje radhazi. Messi luan vetëm me Barcelonën, jo me Argjentinën”, tha ai. /Gazeta Express/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...