Roman Yaremchuk është emocionuar jashtë mase me pritjen që i bënë tifozët e Benficas.
Derisa po bëhej gati të inkuadrohej në fushë në minutën e 62-të, lojtari merrte ovacione nga mbështetësit e skuadrës.
Yaremchuk tentoi të ndalonte lotët e tij, por kishte të pamundur pas duartrokitjeve të lojtarëve që po e mbështesnin atë shkaku që vendi i tij, Ukraina po kalon nëpër një periudhë të vështirë.
Natyrisht se kjo situatë e lojtarit ukrainas është mëse e kuptueshme, duke ditur se vendi i tij është duke u sulmuar nga Rusia.
Tashmë kanë filluar sanksionet ndaj rusëve nga FIFA, dhe me gjasë do të ndodhë përjashtimi i tyre nga të gjitha garat./telegrafi
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë