Tottenham ka mundur Arsenalin në çerekfinale të Kupës së Ligës me rezultat 2:0 në ‘Emirates Stadium’.
Son Heung-min në minutën e 20’ dhe Dele Alli në minutën e 59’, shënuan për fitoren e Tottenham, duke i siguruar skuadrës nga Londra Veriore kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Alli dhe pse shënoi një gol në këtë ndeshje, më shumë do të mbahet mend për një incident të shkaktuar në fund të saj.
Ishin tifozët e Arsenalin që e goditën me një shishe uji yllin e Tottenham, shkruan lajmi.net.
I shpejtë ka qenë reagimi i Alli, duke iu treguar me duar rezultatin e ndeshjes, gjë e cila u prit me fishkëllima nga tifozët, duke bërë që të reagojnë edhe lojtarët
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...