Thomas Muller ka distancuar vetën nga raportet që e lidhin atë për transferim në Manchester United.
Sulmuesi i Bayern Munichut është shfaqur gjatë javëve të fundit si shënjestër për transferim e “Djajve të Kuq” dhe skuadrës në Serie A – Interit, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur para fitores të së martës në Ligë të Kampionëve ndaj Olympiacos, Muller tha:
“Përpiqem të fokusohem në futboll dhe gradualisht të gjitha spekulimet do të shuhen”
Raportet në Gjermani sugjeruan se 30-vjeçari është i gatshëm për largim nga gjiganti në Bundesliga në janar pas mungesës së kohës së tij në fushë nën udhëheqjen e Niko Kovac këtë sezon.
Fituesi i Kampionatit Botëror ka startuar në vetëm tri ndeshje te Bayerni këtë sezon./arbresh.info/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...