Thomas Lemar nuk do të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi i talentuar francez edhe zyrtarisht ka refuzuar tri skuadrat e mëdha angleze.
Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur kanë bërë oferta zyrtare te Monaco gjatë këtyre ditëve.
Por sipas të përditshmes angleze ‘Daily Star’, ka qenë vetë futbollisti që ka refuzuar kalimin në Ligën Premier.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshme oferta e klubeve angleze ka kaluar 90 milionë euro, por që nuk është bindur reprezentuesi francez të kaloj në Ligën Premier.
Liverpool kërkonte që me francezin ta zëvendësonte të larguarin Philippe Coutinho, ndërsa londinezët e Arsenal ta zëvendësojnë Alexis Sanchezin që është drejt kalimit në Manchester United, përcjell Telegrafi.
22-vjeçari ka refuzuar klubet angleze pasi qëllimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës në verë dhe po pret një ofertë nga Katalunasit.
Lemar iu bashkua Monacos tri vite më parë nga Caen për një shumë modeste prej katër milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020.
Në 22 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi anësor ka shënuar vetëm tre gola dhe ka bërë katër asistime.
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...