‘Los Colochoneros’ kanë siguruar tri pikë të plota në ndeshjen si mysafirë ndaj Deportivos.
Mesfushori qendror Thomas ka qenë heroi i Atleticos në takimin si mysafirë në stadiumin Riazor kundër Deportivos, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Diego Simeones ka mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 rivalin e së shtunës në La Liga.
Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Atletico kaloi në epërsi pas supergolit nga gjuajtja e lirë nga 24-vjeçari Thomas.
Gjiganti spanjoll tani ka 23 pikë në pozitën e tretë në La Liga, pesë më pak se lideri – Barcelona, ndërsa Deportivo qëndron në pozitën e 16-të me 11 pikë./arbresh.info/
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...