Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry është shfaqur si një kandidatë për të marrë detyrën e trajnerit te Uellsi.
“Dragonët” janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Chris Coleman dha dorëheqja para kalimit të menjëhershëm te Sunderlandi, transmeton portali arbresh.info.
Henry, aktualisht duke shërbyer si një asistent i trajnerit të Belgjikës, është duke u konsideruar për detyrën te skuadra kombëtare nga Federata e Futbollit të Uellsit.
Sipas ‘The Mirror’, 40-vjeçari do të përballet në garë për këtë detyrë me Ryan Giggs dhe Craig Bellamy.
Uellsi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2016 por dështoi për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror 2018./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër