Thibaut Courtois është i lumtur me situatën në Real Madrid dhe nuk beson se do të largohet nga klubi.
Courtois ishte blerë nga Chelsea vlerën e kaluar për 40 milionë euro dhe nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit – paraardhësve të Zinedine Zidanes – ai ishte përzgjedhja e parë në klub, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Keylor Navas është kthyer i rregullt në klub nën udhëheqjen e francezit dhe nuk ka gjasa që do të ndërrohet me francezin gjatë ndeshjeve të ardhshme kundër Getafes dhe Rayo Vallecanos.
Reprezentuesi belg ka një kontratë afatgjate në klub deri më 2024 dhe raportohet nga ESPN FC se nuk është i shqetësuar pavarësisht asaj që do të ndodhë në të ardhmen e tij.
Courtois nuk ka luajtur në Madrid që nga muaji mars dhe me shfaqjen e djalit të Zidanes – Lucas, e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje edhe më shumë./arbresh.info/
Kurti vazhdon me emërime në kohë zgjedhjesh, Triera Kasumin ...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...