Adrien Rabiot është nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar dimëror.
Lojtari fillimisht kishte refuzuar të nënshkruante kontratën e re me PSG, pas shumë bisedimeve të zhvilluara mes palëve.
Pastaj, është raportuar se Rabiot ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës, dhe vetëm pritet të bëhet zyrtarizimi mes skuadrave.
Me faktin e largimit të francezit duket se është pajtuar edhe kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva.
“Mendoj se Adrien ka marrë vendimin e tij. Edhe skuadra gjithashtu. Është keq, sepse ai është një djalë i mirë. Por, ne duhet ta respektojmë atë” ka thënë Silva për “Telefoot”, transmeton lajmi.net.
“Tani ne duhet të mendojmë për të ardhmen në mesfushë, pasi që çështja Rabiot ka përfunduar” ishin fjalët e brazilianit.
Ky është edhe një tjetër konfirmim se Rabiot mund të kalojë tek Barcelona në sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe si transferim i lirë
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...