Theo afër kalimit tek Al-Hilal, mungojnë vetëm detajet finale

18:46 | 26 Qershor 2025
D.H

Pasi arritën marrëveshje me trajnerin Simone Inzaghin, Al-Hilal nuk po e ndal “gjahun” në Serie A.

Klubi saudit është shumë pranë transferimit të yllit francez të Milanit, Theo Hernandez, shkruan Arbresh.info.

Marrëveshja verbale mes palëve është arritur që në fillim të kësaj jave, dhe tani mbetet vetëm finalizimi i hapave formalë.

Pritshmëria është që gjithçka të përfundojë zyrtarisht deri në javën e ardhshme.

Theo do të jetë një tjetër futbollist i njohur i cili do ta lë Evropën për milionat që do të marrë në tokën arabe.

Kujtojmë se francezi ishte pjesë e Milanit nga vitit 2019, dhe ka bërë 262 paraqitje me kuqezinjtë, ku ka shënuar 34 gola e 45 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale