Tevez pëson disfatë në ndeshjen debutuese në Kinë

16:16 | 8 Shkurt 2017

Debutimi i Carlos Tevezit në Shanghai Shenhua është shkatërruar pasi Brisbane Roar ka mposhtur skuadrën e tij me rezultat 2 me 0 në AFC Ligë të Kampionëve të mërkurën.

33-vjeçari përfundoi transferimin e tij te skuadra në Super Ligë të Kinës nga Boca Juniors muajin e kaluar dhe thuhet se ai është në proces për tu bërë lojtari më i paguar në botë, transmeton portali arbresh.info.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë për klubin në stadiumin në “Hongkou”, por ishte një natë për tu harruar për ish yllin e Manchester United dhe Juventusit sepse ata dështuan për të kaluar në fazat tjera.

Brisbane Roar startoi në mënyrë të shkëlqyer në ndeshje duke shënuar gol pas vetëm dy minuta lojë./arbresh.info

Lajmet më të lexuara