Fatih Terim beson se kombëtarja e tij do të fitojë ndaj Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqirë e Turqisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e kampionatit botëror “Rusia 2018”.
Ky takim luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, por trajneri i Turqisë është optimist për fitoren e skuadrës së tij, pasi thotë se e kanë studiuar mirë lojën e Kosovës.
“Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Terim në konferencën për shtyp.
“E kemi studiuar Kosovën në hollësi, besoj se do të kthemi në shtëpi me tri pikë”.
“Megjithatë, ne e dimë se do të jetë një ambient i nxehtë”, përfundoi Terim.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...